Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për skandalin që ka shpërthyer në Itali me diplomat fallco nga nj universitet shqiptar.
Kepi tha se 9 persona u lanë në arrest me burg, për shkak të rrezikshmërisë së kësaj çështje. Ajo shtoi se diplomat përdoreshin në sistemin arsimor dhe shëndetësor italian.
“Skandali ka nisur pas një denoncimi që ka bërë një italian i cili ka verifikuar se diploma që ka lëshuar ky ent, isihn vula fallco. E kishin verifikuar kur kishin bërë kërkesë për ta njohur këtë diplomë. Ka ardhur përgjigje negative dhe ka bërë denoncimin.
Operaiconi titullohet “Zero Titoli” dhe kemi 40 persona të rregjistruar si persona nën hetim dhe nëntë persona të arrestuar. Ndër ta janë edhe dy pronarë të universitetit Wisdom, akredituar në Shqipëri në vitin 2021.
Xhiro e kësaj afere shkon në mbi 10 milionë euro. Si ka mundësi që vihen 9 persona në arrest me burg, kur nuk kemi të bëjmë me pjesëmarrje në aktivitet mafioz?
