Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes, për xhiron e parë të fazës së parë të Champions League.
Monaco arriti një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Barcelonës. Katalanasit mbetën me 10 lojtarë që në fillim të ndeshjes, pas daljes me karton të kuq të Eric Garcia.
Achliouche realizoi për vendasit nga Principata, ndërsa u kundërpërgjigj Yamal. Goli i Ilenikhena i dhuroi fitoren Monacos në fillimin e pjesës së dytë.
