Profesori i njohur i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket sigurisë në vend. Në një prononcim për gazetën “SOT”, zbulon se po SPAK po zhvillohen të tjera operacione në lidhje me “SKY ECC” dhe “ENCROCHAT”. Jo me pak rëndësi është konsideruar edhe siguria e prokurorëve të SPAK, që po hetojnë dosjet e bujshme të grupeve kriminale dhe eksponentëve të politikës. Ndërkohë pak ditë më parë është hapur dhe gara për regjistrimin e kandidatëve të rinj për postin e drejtuesit të Policinë së Shtetit. Kujtojmë se deri tani janë regjistruar 13 kandidatë të cilët garojnë mes tyre, ku do të verifikohen në skaner elementët e pastërtisë së figurës së tyre e më pas do të bëhet përzgjidhja e kandidati
Operacionet e SPAK, përgjimet e “SKY ECC”
Sakaq, profesor Karamuço bën me dije se SPAK po punon jo vetëm për një operacion por për disa në luftën kundër krimit të organizuar. Ndërkohë zbulon se të përfshirë në këto operacionet, do të dalin emra gjyqtarësh, avokatë, sekser, e deri te gazetar dhe eksponentë të politikës. Ai gjithashtu shprehet se në këto operacione do të japin një tjetër ndikim në drejtësisë së re në vend. Nga hetimet do të zbulohet zinxhiri i personave të përfshirë si gjykatës, avokat, sekser e deri te gazetar dhe eksponentë të politikës. Karamuço shprehet se këto operacione të SPAK, që pritet të dalin në dritë, do të jenë njësoj si operacionet e tjera të zhvilluara edhe më herët ku u faktuan dhe forcuan të vërtetën e implikimeve të ‘trekëndëshit të Bermudës’, krimi-politika-drejtësia.
Karamuço thotë se operacioni i përgjimeve të SKYEÇ, do të shtrihet në të tjera hetime ku do të zbulojnë të tjera lidhje të grupeve kriminale me politikën e gjithashtu edhe gazetar, gjyqtar e avokat, që kanë rënë në përgjime të bisedimeve me eksponentë të grupeve kriminale. “Do të jenë disa operacione, të ngjashme nga operacionet e mëhershme të SPAK. Në ato operacione do të dalin emra gjyqtarësh, avokatësh, sekser, politikan e gazetar, të implikuar të cilët janë zbuluar në bisedime të SKYEÇ. Gjithashtu do të shtrihen hetimet edhe më tej ku do të faktohen dyshimet e lidhjeve të grupeve kriminale me politikën dhe drejtësinë”, shprehet Karamuço.
Siguria e prokurorëve të SPAK
Nga ana tjetër sa i përket sigurisë së prokurorëve të SPAK, profesor Ervin Karamuço thotë se shteti shqiptar po investon në këtë aspekt. Ai deklaron se po punohet për një siguri më të lartë të institucionit të SPAK, ambienteve të godinave që prokurorët të punojnë pa frikë në vendin e punës dhe pa u ndikuar nga ambienti përreth. Madje kujtojmë se kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, kanë vijuar deri të mesazhet kërcënuese ndaj familjarëve të tyre. Në këtë drejtim, sipas profesorit thuhet se shteti po punon edhe në bashkëpunim ndërkombëtar për të arritur një institucion më të sigurtë dhe kryhet një punë pa trysninë e kërcënimeve dhe shantazheve.
“Shteti ka investuar dhe shpenzuar shumë para në këtë drejtim, sa i përket ruajtjes dhe sigurisë së prokurorëve të SPAK. Gjithashtu po bashkëpunohet dhe me ndërkombëtarët për rritjen e sigurisë dhe kushte më të mira në institucionin e SPAK që prokurorët të mos punojnë në trysni apo të ndikuar nga ambienti përreth. Ndërkohë edhe familjar të prokurorëve janë kërcënuar për shkak të detyrës që ushtrojnë, ku shteti po punon edhe për rritjen e sigurisë edhe ndaj familjarëve të tyre të cilët ndihen të kërcënuar e rrezikuar nga momenti në moment.”, shprehet profesori.
