Kroacia “tremb” Serbinë, çudit Vuçiç: Nuk e shohim si vend armik

Data

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Serbia nuk do të sulmojë askënd dhe se nuk e percepton Kroacinë si armike, por se do të vazhdojë të armatoset për të penguar çdo agresion të mundshëm. Aleksandër Vuçiç tha për TV Pink kur iu kërkua të komentonte deklaratën e ministrit kroat të mbrojtjes Ivan Anushiç se Serbia është e rrezikshme për Kroacinë sepse prodhon dhe blen një sasi anormalisht të madhe armësh dhe askush nuk armatoset për asgjë. “Ne e respektojmë Kroacinë, ajo ka një ushtri shumë të fortë. Por në përputhje me ndryshimin e doktrinës së ushtrisë sonë, ushtria e Serbisë duhet të jetë më e fortë se një pjesë e konsiderueshme e fqinjëve tanë së bashku”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë të armatoset, që të mos na ndodhin më 1999 dhe 1995. “Ne nuk duam të sulmojmë askënd, por që të mos i shkojë mendja dikujt të kryejë agresion kundër vendit tonë”, tha Vuçiç. Duke komentuar pretendimin e Anushiçit se serbët janë gjysmë të uritur, Vuçiç tha se Serbia po rritet më shpejt se Kroacia dhe se ata “ishin para nesh për dekada”. Ministri kroat i Mbrojtjes tha së fundmi se Serbia po armatoset dhe se Kroacia është më e kërcënuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related