Ndryshime në qeveri/ Blerta Rama merr postin e rëndësishëm në ministrinë e Ekonomisë

Data

Blerta Rama do të jetë nga sot zëvendësministërja e re e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Lajmin për këtë ndryshim në kabinetin qeveritar e jep vetë ministri Blendi Gonxhja, i cili thotë se ajo vjen nga një përvojë e suksesshme akademike dhe profesionale jashtë vendit.

“Blerta kthehet në Shqipëri pas 11 vitesh emigrimi dhe përvoje akademike e profesionale jashtë vendit. Ajo kthehet e vendosur, me ëndrrën që misioni i saj në jetë të përkasë me vendin ku u lind, duke kontribuar me kompetencat e saj profesionale në shërbim të Shqipërisë”, shkruan Gonxhe.

Më tej, ministri thotë se Blerta Rama është diplomuar në Menaxhimin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Brescia-s në Itali, duke e specializuar profilin e saj profesional me dy mastera ekzekutivë: një në “Menaxhimin e Transformimit Digjital” në Brescia dhe një tjetër në “Menaxhimin e Projekteve” në Milano.

“Me një profil që i përket botës ekonomike dhe financiare, por njëkohësisht e pasionuar pas politikës ndërkombëtare, në tetor të vitit 2023 ajo mori vendimin për të ndjekur masterin e saj të tretë ekzekutiv në CERIS-ULB Diplomatic School of Brussels në “Politikat Ndërkombëtare”, vijon ai.

Zëvendësministrja e re ka përvojë profesionale në Banka Mediolanum, ku ka marrë pjesë në zhvillimin e shërbimeve të projektit fintech “Floëe” dhe ka menaxhuar aktivitete kontabël.

“Në Deloitte Business Solutions, ajo ka mbajtur rolin e këshilltares financiare në fushën e Teknologjisë dhe Performancës për Institucionet Financiare. Eksperienca e saj e fundit si “Menaxher Financiar dhe Projekti” në Corporate Venture ka qenë thelbësore për krijimin dhe analizën e planeve strategjike për startup-et”, përmbyll ministri Blendi Gonxhja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related