Vdekja e Gerti Bogdanit, Tritan Shehu tregon detajet: Ndodhi në punë sekondash

Data

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdanit. Në një lidhje me skype për “Shqipëria Live”, ai tha se Bogdani u ndje keq gjatë një konference dhe mjekët nuk arritën dot ta rikthenin në jetë.

“Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.

Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar.”– tregoi Shehu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related