Janë zbardhur detaje të reja nga ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ku shkak dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.
Burime bëjnë me dije se ai ka qenë duke konsumuar kafe me disa miq të tij në ambientet e hotelit “Rogner” në Tiranë, kur ka shfaqur probleme shëndetësore.
Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.
“Kam probleme me frymëmarrjen.”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.
Dyshohet se ai arrestin kardiak e ka pësuar në tualet, ku ka mbetur me derë të kyçur. Miqtë e tij janë shqetësuar, pasi ai është vonuar dhe kanë shkuar menjëherë në tualet duke hapur derën me forcë. Ata e kanë gjetur ish-deputetin demokrat të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
