Harxhi paralajmëron: Rama nuk do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore të 2025

Data

Anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi fajin për atë që e cilëson ‘dëshpërim të madh social’ në Shqipëri, e gjen te një emëri i vetëm, Edi Rama.

Sipas Harxhit, me një regjim të tillë autokzrat dhe diktatorial është e pamundur të shkohest në zgjedhje, ndaj është nevojë jetësore qeveria teknike.

Harxhi shoprehu bindjen se Rama nuk do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore të 2025 deri në fund.

“Në shqipëri në një shumicë njerëzish ka dëshpërim social, pasojë e asaj çfarë ndodh çdo ditë me këtë regjim. Kreu i regjimit është një sultan, mbret, diktator dhe ai ndërhyn në litirtë e individit, në gjithçka. Njerëzit kanë arsye për të qenë të dëshpëruar kur shohin këtë situatë të frikshme të dhunimit të lirive të individit.

Në fund të tunelit ka shpresë. PD në historinë e saj 33-vjeçare nuk ka fituar me struktura, PD është frymë. Mbledhja dhe reagimi është i menjëhershëm kur ndizet kjo frymë. Këtu duhet vetëm një shkëndijë, sepse deri aty ka arritur tejngopja e popullit me këtë regjim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related