Reforma Zgjedhore: Gjiknuri dhe Bylykbashi kërkojnë asistencë nga ODIHR dhe Komisioni i Venecias

Data

Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kanë dërguar një letër për drejtoreshën e ODIHR dhe Komisionin e Venecias.

Sipas letrës, dy bashkëkryetarët e reformës Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi  kërkojë ndihmë për vënien në dispozicion të ekspertizës së tyre.

“Duke iu referuar dakordësimit të arritur në komunikimet dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it, kemi kënaqësinë t’ju parashtrojmë në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkesën zyrtare për vënien në dispozicion të ekspertizës suaj, nëpërmjet ekspertëve të ODIHR-it, për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës”, thuhet në letra.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related