Vjedhja e të dhënave personale përmes SMS-ve, eksperti: Kapja e keqbërësve gati e pamundur, ja çfarë duhet të bëni

Data

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për vjedhjen e të dhënave përmes SMS-sve apo mesazhve në rrjetet sociale.

Kllanxhi tha që njerëzit s’duhet të fusin të dhënat e kartës në një sajt të pasigurt, apo pa domain shqiptar, nëse është sajt shqiptar.

Kallanxhi thotë se shumica e mesazheve vijnë nga vende të Afrikës, ku institucionet nuk funksionojnë mirë, dhe keqbërësit janë gati të pagjurmueshëm.

“Nuk është se i rrezikon të dhënat vetëm hapja e linkut, problemi është që disa faqe që janë nisur në emër të postës, kërkojnë 20 lekë për të paguar pakon, dhe të fusin të dhënat e kartës së kreditit apo debitit. Nuk duhet t’i fusim të dhënat në sajte, sepse këta individ mund t’i përdorin për të blerë shërbime në vende që s’kanë nevojë për ‘security number’-s. Është një vjedhje. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos tregohemi analfabetë funksionalë, që çdo gjë që fluturon hahet.

Databaza jonë personale është e gjitha online. Balt message quhet ky mesazhi. Njerëzit s’duhet të fusin të dhënat e kartës nëse s’ka një nipt, adresë shqiptare. Nëse është uebsajt shqiptar, domain-i duhet të jetë gjithmonë al. Sepse është një gjë e kontrollueshme nga AKEP-i. Për domain-e, .com, net., quhen scams, apo mashtrime në gjuhën shqipe. Kryesisht mesazhet vijnë nga vende si Afrikë, Rusi, Bjellorusi, Bangladesh, ku institucionet nuk funksionojnë shumë mirë dhe është gati e pamundur t’i kapësh këta keqbërës. Të dhënat e kartës, duhet të kemi parasysh që sajti duhet të jetë serioz.

Duhet të përdorin paypal-in në shumicën e rasteve që menaxhon riskun për ne dhe fraud-in. Ose të kemi një credit card, dhe gjithë përgjegjësinë mban banka në rast mashtrimi. Policia e ka gati të pamundur t’i gjurmojë këta individë. Duhet që mashtrimi të jetë në miliona dollarë që autoritetet të bashkëpunojë me Interpol-in. Mund të instalojmë sisteme mbrojtëse, po prapë sistemi mbrojtës duhet të jemi ne vetë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related