Blerjet e Përqëndruara vendosin rekord botëror, tenderi i Spitalit të Vlorës jepet me qindarkën e fundit të fondit limit

Data

Në 21 qershor të këtij viti, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara shpalli një tender me vlerë 181,086,720 lekë ose 1.81 milionë euro për shërbimin e lavanderisë për Spitalin Rajonal të Vlorës. Procedura e kufizuar sipas tipit të marrëveshjes kuadër parashikonte se kompania private që do të shpallej fituese në garë do ta kryente këtë shërbim për një periudhë 48 mujore ose 4 vjet.

Gara u zhvillua një javë më parë, saktësisht në datën 9 shtator. Në të u paraqit vetëm një ofertë nga kompania ABI’S, e cila më parë ka mbajtur emrin DEVIS. Oferta e kësaj kompanie ishte saktësisht 181,086,720, pra deri në qindarkën e fundit të fondit limit të paracaktuar. Një ditë më vonë, në datën 10 shtator Operatori i Blerjeve të Përqëndruara e shpalli fituese kompaninë për kontratën 1.81 milionë euro. Ky përbën një rast të paprecedentë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe me gjerë.

Përgjithësisht sinjalet kryesore të korrupsionit në një tender publik janë numri i ulët i kompanive që garojnë në të dhe vlerat e ofertuara pranë fondit limit. Por shpesh kompanitë të cilat e kanë fituar tenderin pa u zhvilluar ende ofertojnë në marzhin nga 97 deri në 99.99 për qind e fondit limit. Por në këtë rast është vendosur një rekord i ri. Tenderi ka qenë vetëm me një kompani pjesëmarrëse dhe oferta e kësaj kompanie ishte saktësisht sa fondi limit, pa u ulur asnjë qindarkë nga vlera limit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related