Nën qeverisjen e Rilindjes së Edi Ramës Shqipëria është kthyer në vendin e punëve të zeza, ku çdo kriminel mund të pastrojë paratë e pista e gjatë kohës që qëndron këtu mund të pajiset dhe me një diplomë universitare.
Një hetim i Guardia Di Finanzias ka faktuar se në një Universitet Privat në Tiranë janë shitur me qindra diploma false në Itali dhe pjesë e kësaj skeme mashtrimi ishte dhe një zyrtar i lartë i MAS.
Studentët paguan deri në 8 mijë për një diplomë, teksa falë kësaj skeme mashtrimi u përfituan deri në 10 milionë euro.
Kriminalizimi i auditoreve nisi kur përfaqësuesit e krimit në vend me bekimin e qeverisë kërkuan të zgjedhin Rektorë e Dekanë në Universitet tona që janë kthyer si Akademi Sigurie pasi 90% të buxhetit e kanë të dedikuar për çështje sigurie dhe pjesën tjetër për mobilim zyrash, shkuma party dhe bileta avioni.
