Njihuni me njerëzit më të pasur në planet për vitin 2024, ja kush kryeson

Data

Në vitin 2024, njerëzit më të pasur në planet panë që pasuria e tyre u rrit në mënyrë dramatike, me vetëm një përjashtim. Në krye të listës është Elon Musk, me një pasuri prej 245 miliardë dollarësh. Rritja prej 16.4 miliardë dollarësh në vitin 2024 i atribuohet kryesisht rritjes së vlerës së aksioneve të kompanive të tij, Tesla dhe SpaceX .

Më pas është Jeff Bezos, pasuria e të cilit arriti në 201 miliardë dollarë, një rritje prej 24.4 miliardë dollarësh. Bezos mbetet në qendër të skenës financiare globale si themeluesi i Amazon.

Në vendin e tretë është Bernard Arnault, i vetmi nga 15 që pa pasurinë e tij të ulet me 10.1 miliardë dollarë, duke arritur në 197 miliardë dollarë. Arnaud mbetet një nga lojtarët më të fortë në hapësirën luksoze me grupin LVMH.

Mark Zuckerberg renditet i katërti, pasi ka rritur pasurinë e tij me 59.9 miliardë dollarë në vitin 2024, kryesisht falë suksesit të Metës. Në vendin e pestë është Bill Gates, me një pasuri prej 158 miliardë dollarësh, i ndjekur nga Larry Ellison i Oracle, pasuria e të cilit arriti në 153 miliardë dollarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related