Analisti Denis Dyrnjaja ishte sot në një program televiziv ku komentoi dosjen Berisha në SPAK dhe të ardhmen e opozitës tashmë me kryetarin e saj si të pandehur.
Dyrnjaja referuar dosjes 500 faqe të Berishës shprehet se nuk ka asnjë surprizë dhe tashmë vetëm pritet vendimi i gjykatës.
‘Nuk kisha surprizë. Asgjë për tu befasuar. Lajmi do jetë vendimi i gjykatës. Duke rendur pas skupeve, pas interesit të zgjojmë etjen për informacion, rendim tek dyert e SPAK. Është një prej instrumenteve që formon pazëllin e drejtësisë.
Besoj se do ishte e nxituar të bëjmë interpretimin e çështjes. Të presim atë që do thotë gjykata dhe drejtësia. Besoj se do jetë proces i gjatë. Nga krahu tjetër do jetë kosto për Berishën si politikan pasi janë zgjedhjet 2025. Do ketë ngërç për prezencën e Berishës dhe do jetë pengesë për PD, opozitën, që mendon se do fitojë zgjedhjet e 2025 me kryetarin në akuzë.’
Sa i përket një vendimi të mundshëm të Berishës lidhur me karrierën e tij politike, Dyrnjaja thekson se Berisha me veten e ti do fundosi edhe PD-në.
‘Nuk mendoj se do kishte marrë një vendim sot, kjo gjë do kishte ndodhur më parë. Nëse e do PD, duhet të kishte ndërmarrë hapa të tjerë. PD do ketë fatin e Berishës dhe atë që i ka shkruar Berisha në historinë e fatit të saj. Nëse Berisha gropos veten do gropos dhe PD-në. Disa janë rreshtuar në krah të Berishës a thua se i tha dikush tjetër ato fjalë. Përpiqen të imitojnë qenien politike që ka Berisha. Përpiqen ti pëlqejë Berisha.’
Më tej, Dyrnjaja vuri në dukje se në Shqipëri vetëm përpiqen që ti pëlqejnë kryetarit dhe nuk ka një mentalitet të rij politik.
‘Ata kanë hyrë në një rrugë, edhe pse ka një fund të parashkruar sipas meje. Berisha e ka mbyllur ciklin e vetë politikë. Marrja peng e PD, por është pjesë e madhe e opozitës elektorati. Vendi nuk ka alternativë e fortë për të rivalizuar Ramën. Ajo vajza e re, që Rama i tha se do jesh kryetare, ajo tha Rama ka harruar veten dhe po punon për vendin.
Duan të gjithë ti bien në sy kryetarit. Po ndodhin thagma, po na zgjohet Enveri. Kulti i individit nuk ka vdekur kurrë në Shqipëri. Është edhe te një drejtor zyre, kudo, te një parti politike e madhe. Nuk po shpëtojmë dot nga kulti i individit. Edhe brezi i ri është mëkuar me këtë formë. Rrugëtimi është me rrul. Ka nevojë për evolucion. Mental politik. Duhet hapur mendja.’
Opozita sipas tij është pa kauzë, ndërsa partitët e reja nuk kanë në përbërje më shumë se 2 veta.
‘Opozita pa kauzë të vërtetë, ka grupe kanë akuzuar njëri tjetrin me fakte. Nuk kanë besueshmëri publike. Hiq njerëzit e elektoratit që është anëtarësia.
Tjetra është në pushtet. Të ka ndezur ndonjë kauzë reale e opozitës deri sot? Ka vetëm denoncime, por nuk dihet çfarë ndodh. Njerëzit në fund fare këtë kanë, o Edi Ramën, o Sali Berishën. Këto parti të tjera janë me 1 apo 2 veta. Po ti mbledhësh të gjithë vetëm Dashi votohet. Demokracia është konceptuar gabim. Gjithmonë kryetari duhet të ngazëllehet. Thjesht kush ka batutat më interesante, kush gënjen më shumë në publik.’
Lidhur me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën, për Dyrnjanë nuk po prodhojnë asnjë efekt në publik.
‘Ata për momentin po merren me pikniqet, me pelegrinazhin e Metës në ujërat blu të Shqipërisë, vetëm politikë nuk ka më tek Partia e Lirisë.
