Rroga mesatare 6 mijë euro në muaj, vendi europian që paguan më shumë kërkon punëtorë

Data

Ndonëse konsiderohet si vendi i parë në Europë për paga të larta, Luksemburgu po has vështirësi për të gjetur punëtorë në disa sektorë të ndryshëm.

Në ditët e sotme, paga mesatare në Luksemburg është 73,418 euro në vit, më shumë se dyfishi që marrin punonjësit në disa vende kryesore të kontinentit.

Jo vetëm kaq, Dukati i Madh në qendër të Evropës është një nga vendet më tërheqëse në zonën evropiane, veçanërisht pasi gjigantët e mëdhenj financiarë dhe të teknologjisë kanë zgjedhur të zbarkojnë këtu për të hapur zyrat e tyre.

Disa nga profesionet më të kërkuara në Luksemburg janë ato në banka, financa, IT dhe shëndetësi, por edhe sektori i transportit dhe i pasurive të paluajtshme kërkon staf.

Në portalin europian “Eures” mund të gjeni mbi 2800 njoftime punësimi, madje dhe nga ato pa një diplomë specifike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related