Emisioni Fiks Fare solli ankesat e banorëve të lagjes “Demokracia” në Mamurras, të cilët prej 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
50 familje të kësaj lagjeje e kanë zgjidhur problemin e ujit në dimër me puse, por në verë mbeten në mëshirë të fatit.
“Blejmë bote me uji, gjithë pensioni më shkon duke blerë uji” tregon një pensioniste. Ndërkohë një tjetër banore e moshuar thotë se shkon te burimi dhe mbush me bidona.
Të gjithë banorët janë ankuar edhe në Bashkinë Kurbin, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje. “Kam vajtur te nënkryetari i bashkisë , nuk ka bërë asgjë, na thotë uji do vijë vitin tjetër” thotë një banorë.
Gazetarët e Fiksin shkuan deri në pikën e ujësjellësit nga ku komandohej hapja e ujit për banorët e lagjes “Demokracia”.
