Po i ikte policisë së Tiranës, 34-vjeçari bie në Lanë

Data

Një 34-vjeçar i akuzuar për mashtrim ra në prangat e policisë së Tiranës.

Në një njoftim zyrtar për mediat, autoritetet thonë se arrestimi i tij erdhi pas disa denoncimeve, ku persona të ndryshëm deklaruan se u kishte marrë shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit.

Një ditë më parë, policia i bëri shenjë të riut që të ndalonte, por ai nuk u bind, e në tentativë për t’i ikur policisë përfundoi në Lanë. Tashmë përveç akuzës së mashtrimit, 34-vjeçari përballet edhe me akuzën e kundërshtimit të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”. Si rezultat i tij u ndalua shtetasi S. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 236 të Kodit Penal.

“Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shuma të ndryshme parash nga disa shtetas. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi por 34-vjeçari nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre dhe ka devijuar rrugën duke rënë në lumin Lana”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related