Çfarë ndodhi? Gazetari Alban Dudushi shtrohet në spital, lë emisionin dhe niset me urgjencë…

Data

Moderatori dhe gazetari i njohur Alban Dudushi ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë pas përfundimit të emisionit të tij në RTSH.

Sipas “Revista Class”, u desh ndërhyrja e menjëhershme mjekësore dhe ai është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.

Fatmirësisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë problem serioz.

Duke qenë se Albani ka qenë i shtruar në spital, ka anuluar edhe transmetimin e emisionit të martën dhe të mërkurën.

Deri më tani, ai vetë nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me këtë situatë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related