Japan sekuestron anije kineze, tensione me China

Data

Autoritetet japoneze kanë sekuestruar një anije peshkimi kineze pranë Prefekturës Nagasaki, pasi kapiteni refuzoi urdhrin për ndalim dhe tentoi të largohej gjatë një inspektimi.

Sipas agjencisë japoneze të peshkimit, në bord ndodheshin 11 persona, ndërsa kapiteni u arrestua. Anija është përshkruar si një mjet peshkimi me kapacitet të lartë.

Zyrtarët japonezë theksuan se do të vijojnë veprimet kundër peshkimit të paligjshëm nga anije të huaja. Nga ana tjetër, Pekini nuk ka reaguar ende zyrtarisht.

Incidenti vjen në një moment marrëdhëniesh të tensionuara mes dy vendeve, sidomos pas deklaratave të kryeministres japoneze për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në rast të një veprimi kinez ndaj Tajvanit. Kina e ka konsideruar këtë qëndrim si provokues dhe ka paralajmëruar Japoninë të mos “luajë me zjarrin”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related