Kupola e Policisë së Shtetit në panik, gjithë drejtorët bëhen gati të lënë zyrat, shkrehet puna në zinxhirin drejtues

Data

Situata në Policinë e Shtetit duket se është në një pikë të nxehtë, me ndryshime të rëndësishme që pritet të ndodhin. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe drejtuesit e policisë në 12 qarqet e vendit janë larguar nga detyra për t’i hapur rrugë një reformimi të thellë të strukturës së Policisë. Por kjo lëvizje e diktuar edhe nga ligji i ri për Policinë e Shtetit, ka krijuar një atmosferë tensioni dhe paniku në radhët e uniformave blu. Mësohet se drejtorë të lartë të policie po përgatiten për të lënë zyrat e tyre dhe ndërsa vendimi që i ka larguar nga postet ka shkaktuar pasigurie në zinxhirin drejtues të uniformave blu, pasi ata as nuk denjojnë të ushtrojnë detyrën siç ua dikton ligji, madje edhe shkresa kanë refuzuar të firmosin, duke qenë se janë të pezmatuar dhe demoralizuar. Reformimi i Policisë së Shtetit është një hap i rëndësishëm dhe ndoshta i domosdoshëm për të adresuar çështjet e mundshme brenda strukturës dhe për të përmirësuar efikasitetin dhe besueshmërinë e forcave të rendit. Megjithatë, një ndryshim i tillë mund të sjellë gjithashtu sfida, si për shembull një periudhë tranzicioni dhe ndoshta një ndikim në funksionimin e përditshëm të policisë derisa të stabilizohen pozitat e reja dhe të zbatohet reforma.

Reagon Ministria e Brendshme

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka shpallur dje thirrjen për aplikim pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Thirrja përmban kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin e lartë drejtues, dokumentacionin, mënyrën, afatin e dorëzimit dhe vlerësimit. Kandidatët e interesuar kanë 7 ditë afat për aplikim, duke dorëzuar dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin nr. 160, datë 2.9.2024.
APLIKANTI DUHET TË PLOTËSOJË KËTO KRITERE

Kritere të përgjithshme:
a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;
b) të ketë shtetësi shqiptare;
c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
ç) të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;
d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA, AFATI I DORËZIMIT DHE VLERËSIMI

Kërkesë me shkrim e aplikantit drejtuar Ministrit të Brendshëm për të shprehur interesin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kërkesa me shkrim shoqërohet nga dokumentet e mëposhtme:
a) një jetëshkrim i përditësuar;
b) një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë. Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 20 faqe, në llojin e shkrimit Times Neë Roman, madhësia 12, me një njësi hapësirë mes rreshtave;
c) një vetëdeklarim sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave të zgjedhur, emëruar ose që marrin funksione publike”;
ç) dëshmi të gjendjes gjyqësore lëshuar nga organi kompetent shtetëror, e lëshuar jo më herët se 3 muaj nga data e paraqitjes së shprehjes së interesit;
d) vërtetimin/dokumentacionin e përshtatshëm që provon përvojën e punës së kandidatit për pozicionin për të cilin konkurron;

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related