Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Data

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike javën e shkuar një anëtar pyeti me tone disi dyshuese-qortuese se cili kishte qenë qëndrimi i partisë për “listat e hapura” (më tej LH) në negociatat me Partinë Socialiste në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Përgjigja nga presidiumi ishte plot detaje teknike jo fort të kuptueshme por nënteksti tingëlloi sikur “ne ishim pro hapjes së listave por PS vuri veton e s’kishim ç’ti bënim”. Dyshoj që shpjegimi të jetë i vërtetë mbasi kam përshtypjen se të dyja partitë me konsensus korrigjuan deri diku një poshtërsi e një marrëzi që mazhoranca soc-rilindiste në tetor 2020 e futi në Kodin Zgjedhor me ndihmën e opozitës jeniçere. Për këtë duhen përgëzuar !

Në maj 2021 në shënimin tim “Profetë të rremë, idiotë të dobishëm, listat e hapura dhe marrëzia kolektive në v2019-2021” konstatoja me habi një quasi histeri publike nga personazhe budallenj e jo budallenj, të ndershem e të ndërgjegjshëm por edhe propagandistë shërbëtore të cilët pretendonin se me LH kishin gjetur gurin filozofik me të cilin do të shëroheshin të tëra të metat e sistemit politik postkomunist në Shqipëri. Refreni përbashkues i kësaj turme diverse ishte “deputetët të mos emërohen nga kryetari por të zgjidhen nga populli”.

Në atë shënim argumentoja se LH dëshmuan se nuk zgjidhën asnjë nga problemet që supozohej se do të zgjidhnin. Përkundrazi ato shërbyen për spostimin e debatit publik nga problemet reale tek formulat fantazmagorike dhe për zbutjen e presionit publik për zgjidhje realiste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related