Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon opozitën, i hapet rruga betimit të Tavos

Data

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar animimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të pjesshme për kreun e Bashkisë së Himarës, të cilat u mbajtën më 4 Gusht.

PD i çoi zgjedhjet e Himarës në Kolegj Zgjedhor, pas vendimit të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS), që i cilësoi të vlefshme.

Opozita kërkonte shpalljen e pavlefshmërisë në të 36 Qendrat e Votimit, me arsyetimin se ka prova të mjaftueshme për problematika dhe parregullsi të rënda gjatë procesit të votimit.

Sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, zgjedhjet në Himarë u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar ndërkohë që akuzon mazhorancën për pengim të votuesve, siç ishte rasti i kartave të identitetit të skaduara, zbarkimin e administratës në Himarë dhe pa lënë mënjanë intimidimin ndaj votuesve e bizneseve të zonës.

Por, Kolegji Zgjedhor ka votuar unanimisht për të konfirmuar rezultatin, duke mos konstatuar asnjë shkelje apo problematikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related