Plagosi me ar**ë zj**rri 29-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, zbardhet emri i autorit

Data

Marjo Kroni është autori i plagosjes së 29-vjeçarit Renaldo Kola, në fshatin Golem, në Shkodër.

Pas ngjarjes, autori është arratisur, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related