Francë, e majta kundër kryeministrit të ri Barnier, radikalët thirrje për protestap

Data

Protesta masive pritet të mbahen në Francë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër të vendit.

Manifestimet u thirrën nga partitë e krahut të majtë, kandidatja e të cilave për postin e kryeministrit u refuzua nga presidenti Emmanuel Macron.

Macron zgjodhi ish-negociatorin e Brexit 60 ditë pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare e futën Francën në ngërç politik, me tre blloqe të fuqishme, nga të cilat e majta doli më e madhja, por jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë.

Në një intervistë televizive, Barnier, që vjen nga qendra e djathtë, tha se ishte i hapur të formonte një ekzekutiv ku të përfshihen edhe elementë të së majtës.

Por partitë e së majtës janë të zemëruara për faktin se kandidatja e tyre për postin e kreut të qeverisë, Lusi Kastets u refuzua nga presidenti pasi nuk kishte shanse t’i mbijetonte votëbesimit në Asamblenë Kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related