Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur ditën e sotme 10 anëtarët e Kryesisë dhe Sekretariatin e kësaj force politike
“Ky është një proces votimi në Asamblenë Kombëtare. Procesi ka filluar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit dhe pastaj me forumet e organiztave socialiste. Janë zgjedhur 5200 bashkëkryetarë të 5200 organizatave.
Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare që ishin 156 anëtarë që në masën 85 % ishin anëtarë të rinj, pra 135 që uleshin për herë të parë në Asamble. Asambleja e sotme pas propozimeve të kryetarit, votoi për sekretariatin e PS dhe anëtarët e Kryesisë së PS”, u shpreh Klosi.
