Formacionet zyrtare/ Uzuni në stol, Manaj udhëheq sulmin e Shqipërisë ndaj Ukrainës

Data

Shqipëria nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve me një duel që luhet në Pragë ndaj Ukrainës.

Një start me rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm në një grup shumë të balancuar siç është ai ku gjenden kuqezinjtë dhe Silvinjos.

Ashtu siç pritej, ai ka luajtur me një skemë që e ka praktikuar edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë në Europian, ku Laçi luan në qendër të mesfushës dhe Bajrami në të majtën e sulmit.

Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të jetë Ismajli-Kumbulla, të cilët zëvendësojnë të munguarit Gjimshiti—Ajeti, të cilët luajtën titullarë në sfidat e Europianit.

Ndërkohë Myrto Uzuni nuk është preferuar titullar ndërsa sulmin e kuqezinjve do ta udhëheqë Rey Manaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related