Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh dje në një media se Muhamet Rrumbullaku që u largua nga posti si Drejtor i Policisë së Shtetit ishte njeriu të cilit SPAK dhe Altin Dumani i besonin më shumë brenda policisë së shtetit, lidhur me aksionet e ndryshme. “Lëvizje edhe prej një fare të drejte të bëjë stafin për të arritur rezultatin që i kam premtuar kryeministrit apo shoqërisë. Përgjithësisht ka ndodhur që kanë zgjedhur stafin e tyre, apo njerëzit e tyre. Nuk është se pritej ndonjë lëvizje e Rrumbullakut. Kemi të drejtën të bëjmë një farë vlerësimi për punën e tij. Do nisem nga vlerësimi i SPAK, në polici nuk i besoj askujt përveç Rrumbullakut. Aksionet e SPAK, që nuk duhet të dekonspirohen kanë qenë rezultate përmes Rrumbullakut. Ka pasur bindje të verbër ndaj politikës, është implikuar në emërime të paligjshme në polici. Por nuk di të them balanca, ka qenë i besuar i SPAK.
Merr një pikë negative që i ka shërbyer politikës. Kjo është ajo që la përshtypja e Rrumbullakut”, tha ai. Sipas Dervishit, ish drejtorit Rrumbullaku i është kërkuar dorëheqja ashtu si Ardi Veliut apo Gledis Nanos. “Pse e larguan? Çështje tjetër, mund të ketë lidhje me zgjedhjet. Ministri i ri do staf të caktuar. I realizoj me një staf të ri. Nuk ka lidhje, dorëheqja i është kërkuar 2-3 drejtorëve të përgjithshëm. Nuk është se Muhameti donte të jepte dorëheqjen. Por Gledis Nano nuk pranoi të jepte dorëheqjen por bëri dhe lëvizje refraktare. Shkaku i largimit kush është? Mund të jenë zgjedhjet. Gjendja kriminale e ditëve të fundit. Kaq shumë ngjarje kriminale të rënda nuk e lidh dot as me ardhjen e pushuesve, emigrantëve. Nuk di ç’të them. Mund të jenë dhe probleme të brendshme”, tha ai i ftuar në një studio televizive.
