Ermal Onuzi është zgjedhor kreu i ri i Gardës së Republikës. Pas një procesi të gjatë dhe të detajuar të vlerësimit dhe intervistave, Ermal Onuzi ka dalë fitues dhe do të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr këtë institucion.
- Në garë për kreun e Gardës së Republikës ishin gjashtë konkurrentë, mes tyre ishte edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi.
Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës.
Ermal Onuzi ka një sfond profesional në siguri, duke punuar më parë për një kompani konçesionare. Ai ka pasur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çështjeve të sigurisë.
