Gazetari që u plagos në “21 janar” i nxjerr të palarat bashkëshortes së Berishës, ja si Fondacioni “Fëmijët Shqiptar”..

Data

Në një zhvillim të papritur dhe të jashtëzakonshëm, gazetari i plagosur gjatë ngjarjeve të 21 Janarit 2011, Fatos Mahmutaj ka sjellë në dritë një zbulim shokues që përfshin fondacionin “Fëmijët Shqiptar”, i lidhur me bashkëshorten e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berishën. Ky fondacion, që është promovuar si një organizatë bamirësie për ndihmën e fëmijëve në nevojë, thuhet se është tani nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Sipas informacionit të siguruar nga gazetari, fondacioni është përdorur si një instrument për të ushtruar presion ekonomik dhe për të mbledhur fonde në mënyrë të paligjshme.

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se fondacioni i Liri Berishës, bashkëshortes së ish kryeministrit Sali Berisha, përdorej si kamuflim, pasi u vinte gjoba bizneseve. Ndërkohë në intervistën për “Abc News”, Mahmutaj u shpreh se disa mashtrues kanë përdorur mbiemrin e Berishës, për t’u marrë para njerëzve. Por ky zbulim tronditës hedh dritë mbi mënyrat se si fondacionet e bamirësisë mund të abuzojnë me reputacionin e tyre për të përfituar ndihma të detyruara dhe të manipuluara. Madje në këtë prononcim, gazetari Mahmutaj na jep mundësinë të shqyrtojmë faktet e zbuluara dhe ndikimin e mundshëm të këtij skandali në besimin publik ndaj institucioneve bamirëse dhe ndaj figurave politike të lidhura me këtë çështje.

Ja reagimi i gazetarit Fatos Mahmutaj

Akuzat ndaj Liri Berishës

Fondacioni “Fëmijët Shqiptar”, i Liri Berishës është një nga ato lloj piramidash apo një nga ato lloj institucionesh, të cilët kanë mbledhur para të shumta pa llogari ose shkurt fare, kanë vjedhur në mënyrë të jashtëzakonshme. Para të cilat kanë përfunduar në xhepat e Liri Berishës dhe familjes së saj. E thënë troç, ky fondacion ishte një lloj kamuflimi për gjoba dhe shantazheve që iu bëheshin biznesit dhe politikanëve të tjerë, duke i detyruar gjoja që të jepnin fonde për këtë fondacion. Por fonde të cilat asnjëherë nuk janë deklaruar dhe të cilat dihet se kanë përfunduar në xhepat e Liri Berishës dhe familjarëve të saj.

Detajet rreth Fondacionit “Fëmijët Shqiptar”

Si gazetar, këtë fondacion për herë të parë e kam hasur nga vitet 2008-2009, kur nëpër Tiranë u shfaq një mashtrues, i cili po mashtronte biznesmenët, njerëz të Policisë së Shtetit dhe njerëz të politikës. Mashtruesi, Indrit Aliu ku është vënë nën masa sigurie me vendim gjykate, ishte një tip i cili e luante bukur kartën e personave publik. Në një nga emisionet e një televizioni kombëtar të njohur, kur Liria atëherë organizonte emisione në këtë televizion dhe iu bënte thirrje njerëzve të politikës, biznesit, personave publik, për të dhënë fonde në ndihmë të fëmijëve me autizëm. Në një nga këto emisionet, znj. Liri Berisha, nuk gjendet online ai emision pasi është hequr qëkur personi i akuzuar për mashtrim u arrestua dhe emisioni u hoq për të ruajtur nderin e televizionit dhe të zonjës Liri pasi zoti Berisha ishte në pushtet asokohe. Zonja Berisha ka dalë në këtë emision dhe ka folur me mikrofon në dorë dhe e ka përmendur mbi disa herë ndihmoni bamirësin Indrit Aliu. E ka thënë disa herë, faleminderit bamirësit Indrit Aliu, ndihmojeni këtë bamirësin.

Provat

Pra, zonja Berisha ka lënë në këtë kohë, ka lënë përshtypjen e një njeriu e cila ose ishte naive dhe mashtrohej, ç’ka ishte gruaja e kryeministrit dhe kuptohet që kemi të gjitha institucionet që i shërbejnë në radhë të parë imazhit të kryeministrit dhe më pas pjesës tjetër personale. Pra, i kishte tejkaluar të gjithë filtrat dhe zonjës Berisha ia kishte qejfi të mashtrohej apo të kamuflohej si mashtruese për të zhdukur më pas ato shuma të cilat mblidheshin në emër të fondacionit. Një rast tjetër të mashtrimit të kësaj, nga një mashtruese tjetër e cila është folur e stërfolur për një grua me mbiemër Ujka nga Durrësi, në kohën përpara ’97-ës, kur Berisha ishte në pushtet. Kjo grua arriti duke përqafuar dhe duke përdorur emrin e Liri Berishës, arriti që të kishte një zyrë në Prokurori të Tiranës, duke u hequr herë si prokurore e herë si hetuese.

Pra, duke mos patur asnjë lloj lidhje por thjesht duke qenë një lloj mashtruese, një njeri që luajti kartën e blofit, pasi arriti të kishte një zyrë në Prokurorinë e Tiranës, sigurisht nëpërmjet mashtrimit duke përmendur emrin e gruas së ish-kryeministrit Berisha. Flasim që Liri Berisha ose është naive ose ajo që ka më shumë gjasa të jetë e vërtete, ka mbushur xhepat duke përdorur këto mashtruesit, për të kamufluar vjedhjet që bënte vetë të shumave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related