Bolton “skanon” fushatën për Shtëpinë e Bardhë: Ja si e sabotuan Trumpin kur i ofruan në gusht debatin me Biden

Data

Diplomati amerikan, John Bolton, i cili ka shërbyer si këshilltar për Siguri Kombëtare i Donald Trump sa ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një intervistë për gazetarin Robert Papa. Në Fokus Tv, ai ka komentuar zgjedhjet në SHBA. Sipas tij, Trumpin e sabotuan kur ofruan në gusht debatin me Biden. “Trumpin e sabotuan kur ofruan në gusht debatin me Biden. Nëse debati do të zhvillohej në shtator, Biden nuk do të tërhiqej dhe Trump do të fitonte thellë. Habitem se si e quajnë Harrisin “agjente e ndryshimit”, kur ajo ka qenë zv/presidente thuajse për 4 vjet. Harris dhe Trump janë 50 me 50, por fatkeqësisht për perspektivën time si republikan, demokratët duken më mirë në garat për Senat dhe Kongres.

Në debatin e datës 10, nëse Harris del mirë, do të jetë një ngritje e madhe, por nëse ka vështirësi të bashkojë 2 ose 3 fjalë, do të ishte një problem i madh. Fushata e Trumpit ka shumë “rrjedhje” për median. Çdo ditë shikoni në media se këshilltarët e tij i thonë të flasë për politikat dhe jo për sulme personale. Kjo është një shenjë se këshilltarët mendojnë se fushata është në vështirësi dhe ata duan të bëjnë të qartë se nëse Trump humbet, është faji i tij dhe jo i këshilltarëve. Demokratët e kanë ndryshuar fushatën. Ata, nga shpëtimi i demokracisë prej Trumpit, tani po flasin për lirinë. Është Partia Republikane e Reganit që vlerëson lirinë, jo demokratët. Duke mos mbivlerësuar abortin, demokratët po e bëjnë lirinë si çështjen e tyre kryesore. Trump po i lejon. Gabim i madh. Ne jemi partia libertariane, demokratët janë partia qeveritare.

E dyta? Janë kthyer te politikat e Humphrey. E kujtoj kur fliste për politikat e gëzimit. Në vitin 1984, Regan pati një reklamë fantastike: “Është mëngjes në Amerikë.” Demokratët po e vjedhin këtë që “Është mëngjes në Amerikë.” Trump vetëm qahet, është persekutuar. Po bëhemi vend i botës së tretë. Demokratët janë optimistë me farën e Peter Humphrey. Ju them se amerikanët duan optimizmin. Ne jemi nga natyra optimistë. Demokratët po vjedhin optimizmin prej Trumpit. Në fakt, ai po ua dhuron optimizmin atyre”, tha Jon Bolton për Fokus Tv.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related