SPAK-u nuk ndalon, po heton dhe merr përpara këdo që i del se ka prekur buxhetin e shtetit dhe në këtë rast po dalin emra nga bota e biznesit VIP që kanë futur duart në xhepat e taksapaguesve shqiptarë, natyrisht në bashkëpunim me politikën. Gazeta ka mësuar nga burime brenda SPAK, se kallëzimi penal që u dorëzua më 26 mars 2024 nga Nisma Thurje për skandalin me Portin e Vlorës është regjistruar nga prokurorët specialë. Për këtë aferë, në filtrat e SPAK janë futur ministra dhe oligarkë. Nga dosja që kemi siguruar, të rrezikuar janë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ish-ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, oligarku Samir Mane dhe Geront Çela. Të gjithë këta emra, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama pritet të japin llogari para Prokurorisë së Posaçme.
Hetimet
SPAK po heton zyrtarët e lartë publik të përfshirë në procedurat e miratimit të koncesionit të portit Marina Vlorës, si dhe të procedurave për dhënien e statusit investitor strategjik për Marina di Valona, duke përfituar transferimin e 57 mijë metrave katrorë truall publik në zonën pranë portit të Vlorës. Prokurorët kanë futur në skaner procedurat e dhënies së koncesionit për portin Marina Vlorë nga ana e Belinda Ballukut, si dhe dhënia e 57 mijë metra katrorë truall në pronësi publike, të cilat dyshohen se janë bërë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur barazinë në tendera, si edhe kanë dëmtuar interesat e shtetit. Nga ana tjetër edhe Ministria e Financave përmes veprimeve dhe mosveprimeve të saj ka lejuar ndryshimin e aksionerëve që kanë fituar tenderin, duke ngritur dyshimet mbi një skemë me përfitues të fshehtë, ku disa kompani hyjnë në garë fiktivisht vetëm për përmbushjen e kritereve të kërkuara ekonomike, teknike dhe të eksperiencës, por largohen me të përfunduar procedurat konkuruese, duke ia lënë administrimin përfituesit real, i cili në këtë rast është Samir Mane dhe Geront Çela.
Ja të gjitha detajet e aferës me pronën publike
Projekti “Marina di Valona” do të realizohet nga bashkimi i shoqërive (JV) “Marina Di Valona” SHPK NIPT M01324008A, “BRUNES” SH.P.K NIPT K37125203H, “NDREGJONI” SH.P.K NIPT K31329048I DHE “MARINA PROJECTS” L.T.D Me numër regjistrimi 04182366. Pra, sipas Vendimit 4/3 29.03.2021 të KIS, po i njëjti bashkim operatorësh që ka fituar koncesionin e projektit të Marina Vlorë, është shpallur njëkohësisht edhe investitor strategjik për të zhvilluar zonën në kufi me portin duke përfituar: Vendosjen në dispozicion e pasurive shtetërore, konkretisht pronat që kanë qenë në pronësi të shoqërisë “Porti Detar” për zhvillimin e projektit. Suport për krijimin e mundësisë për lidhjen me pikat ekzistuese të energjisë, kanalizimeve dhe furnizimit me ujë, sipas kapaciteteve të nevojshëm në përputhje me parashikimet në instrumentet përkatëse nga organet e planifikimit. Në bazë të vendimit të KIS, me datë 13 Tetor 2021 Këshilli i Ministrave me VKM Nr.599 jep miratimin për lidhjen e kontratës së qirasë mes MIE dhe koncesionarit, për një territor me sipërfaqe total truall 57502 m2, me sipërfaqe ndërtimore 3828 m2 në. 8602 Bashkia Vlorë. Në faqen 2, të kësaj kontrate shpjegohet se: Meqenëse Bashkimi i Shoqërive (JV), “Marina di Valona” sh.p.k., me NUIS M01324008A, “Brunes” Sh.p.k, me NUIS K37125203H, “Ndregjoni” sh.p.k., me NUIS K31329048I, “Marina Projects” LTD me numër regjistrimi 04182366 është fitues i Koncesionit në Portin Vlorë.
