Në liqenin e Bardaçës afër Banja Lukës, është organizuar Gastro Fest, ku ka ndodhur një incident interesant, ku aktorët kryesorë ishin anëtarët e shoqatës “Veteranët e Mbrojtjes dhe Luftës Patriotike” dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik. Siç raporton klix.ba, helikopteri nga i cili doli presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, u ul në livadhin në Bardaça, pranë vendit ku aktualisht po mbahet Gastro Fest, por jo gjithçka shkoi ashtu siç priste. Duke kaluar pranë tendës ku ishin mbledhur anëtarët e shoqatës “Veteranët e Mbrojtjes dhe Luftës Patriotike të RS”, Dodik u afrua për t’i shtrënguar duart, por veteranët nuk pranuan t’i jepnin dorën.
Incidenti filloi të marrë përmasa të rënda pasi veteranët e luftës filluan t’i fishkëllenin dhe t’i bërtisnin Dodikut ‘Ua’, pas së cilës presidenti i Republika Srpskas u kthye dhe u tregoi gishtin e mesit. Pas largimit të Dodikut, dy burra nga rrethi i tij iu afruan luftëtarëve, njëri prej të cilëve veproi në mënyrë agresive dhe në fund u parandalua një incident i mundshëm. Kujtojmë se Dodik prej kohësh ka nxitur reagime me deklaratat destabilizuese që përfshijnë shkëputjen e Republikës Srbska nga Bosnja ose krijimin e Serbisë së Madhe. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara vazhdotjnë të vendosin sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës. Vetë Dodik është sanksionuar nga SHBA-ja në 5 janar të vitit 2022.
