Kryeministri Edi Rama ishte dje pjesë e Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni ku mbajti fjalën e tij sot lidhur me situatën në Ukrainë dhe kërcënimin nga dezinformimi rus dhe jo vetëm.
Kryeministri ishte pjesë e panelit të liderëve, krah Robert Golob, (kryeministri i Sllovenisë), Andrej Plenković, (kryeministër i Kroacisë), Milojko Spajić, (kryeministër i Malit të Zi) dhe Miloš Vučević, (kryeministri i Serbisë). Rama fillimisht tregoi në forum historinë e himnit të Rusisë që më së pari ishte himni i Bashkimit Sovjetik. Rama theksoi se në BS dhe Rusi janë ndërruar liderët, të cilët kanë ndryshuar tekstin e himnit, por jo muzikën e tij. “Nga historia kemi mësuar se në Rusi muzika nuk ndryshon. Është dhe në historinë e himnit rus për të cilin kishim mundësi të flisnim. Sepse kur Stalinit i duhej teksti për himnin, i duhej diçka e fortë dhe brutale dhe më pas kur erdhi Hrushovi dhe mendonte se disa gjëra duhej të ndryshonin dhe Stalini duhej disi të vihej mënjanë ai i kërkoi të njëjtit autor të himnit të shkruante një tekst tjetër. Dhe më pas kur Boris Jelcin erdhi dhe nuk kishte më Bashkim Sovjektik, dhe i njëjti tekst shkrues, i cili ishte shumë i vjetër erdhi për të shkruar një tekst tjetër.
Dhe më pas Putini donte një tekst tjetër, por muzika ishte e njëjtë. Kështu që e mësuam me të keq, sepse nuk ishim si këta, ishim tërësisht të izoluar nga perëndimi dhe nga lindja. Ishim Korea e Veriut e Europës. Dhe të qenit jo ambig, është ajo që jemi. Ishim jo ambig për Perandorinë turke edhe pasi vetë turqit vendosën që nuk ishte më një ide e mirë. Ishim jo ambig për Stalini edhe kur vetë rusët vendosën se nuk ishte më një ide e mirë. Kështu do të jemi jo ambig për BE dhe SHBA edhe kur europianët të vendosën se nuk është një ide e mirë”, deklaroi ai. Sakaq, Rama u shpreh se ekziston një rrezik i madh në mediat sociale në Europë dhe vendet demokratike si pasojë e dezinformimit rus dhe iranian. Sipas tij, ky infiltrim vjen prej lirisë së fjalës në vendet demokratike. Forumi bashkoi pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, për të shkëmbyer mendime dhe ide për të zgjidhur sfidat aktuale dhe të ardhshme dhe ofron mundësi për t’u takuar dhe për t’u lidhur liderët rajonal dhe global.
