Skena politike shqiptare është mbërthyer nga një zhvillim i ri dhe dramatik, ku ish-numri dy i Partisë Demorkatike, deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili konsiderohet si një figurë e rëndësishme në politikën opozitare, ka bërë një kthesë të papritur duke u lidhur ngushtë me qeverinë e Edi Ramës. Pasi ka tradhtuar ish-shefin e tij, Lulzim Basha dhe ka paralajmëruar krijimin e një force të re politike, Alibeaj tani duket se është në qendër të një skandali të madh politik dhe ekonomik.
Informacionet e fundit që disponon gazeta , pohojnë se Alibeaj dyshohet se është “blerë” nga Rama dhe se kjo marrëveshje e fshehtë ka sjellë përfitime të konsiderueshme për të afërmin e deputetit të PD. Bëhet fjalë për Agron Kapllanaj, i cili mësohet se ka përfituar shpërblime të mëdha nga qeveria “Rama” përmes tenderave të dyshimtë, ku vetëm së fundi kompanitë e tij kanë marrë plot 3.8 milionë euro
Mesazhi
Por nëse e shohim me kujdes këtë pazar, bie në sy fakti se përveçse ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministri Edi Rama është në fakt duke blerë opozitën tjetër për të konsoliduar pushtetin e tij. Ky proces kompleks dhe i ndërlikuar nuk është thjesht një strategji për të nënshtruar opozitën, por është një manovër e kujdesshme që përfshin miqtë më të ngushtë të deputetit Enkelejd Alibeajt dhe që tregon një shembull të qartë të ndikimeve dhe marrëveshjeve të fshehta në politikë. Në këtë mënyrë, Rama po përpiqet të minojë opozitën nga brenda, duke i ofruar shpërblime dhe favore atyre që janë të gatshëm të mbështesin agjendën e tij.
Kjo lloj blerjeje është një strategji e sofistikuar që synon të krijojë një klimë të pafavorshme për kritikët e qeverisë dhe të sigurojë që çdo opozitë e mundshme të jetë e ndarë dhe e dobët. Pra në këtë mënyrë, Rama përfiton nga një sistem ku konkurrentët e mundshëm janë të kufizuar dhe të kontrolluar, duke i dhënë mundësinë të mbajë një kontroll të fortë mbi politikën shqiptare. Thënë troç ky fenomen, që po shfaqet në mënyrë të qartë në marrëdhëniet e Alibeajt dhe shpërblimet për miqtë e tij, është një tregues alarmant i mënyrës se si politikanët mund të manipulojnë sistemin për të shërbyer interesave të tyre personale, duke e vendosur Shqipërinë në një situatë të pasigurt dhe të ndarë.
Detajet
Megjithatë për t’u ndalur tek çështja mësohet se kandidati i PD-së së vulës për Mallakastrën në zgjedhjet e 14 majit, Agron Kapllanaj, ka marrë një tjetër tender nga Qeveria. Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, Kompania “Shkëlqimi 07”, me administrator dhe ortak të vetëm Shkëlqim Kapllanajn, vëllain e Agron Kapllanajt, ka përfituar dy tendera me vlerë 2 milionë euro dhe 1.8 milionë euro. Tenderi prej 2 milionë euro është dhënë pak ditë më parë nga ARRSH-ja për ndërtimin e një nyje lidhëse me autostradën në Bërzhitë. Kontrata është firmosur më datë 14 korrik dhe objekti konkret i saj është “Ndërtimi i nyjes Bërzhitë dhe rrugës lidhëse të autostradës Tiranë-Elbasan me komunën Bërzhitë dhe zonat për rreth”.Ndërkohë tenderi tjetër 1.8 milionë euro që është i ditëve të fundit ka të bëjë me Ujësjellës. Kështu, Kapllanaj po merr një tjetër qokë nga qeveria e Partisë Socialiste.
