Nis sot sesioni i ri parlamentar, banorët e Thumanës zhvendosin protestat në ambientet jashtë Kuvendit

Data

Ditën e sotme në orën 17:00 nis sesioni i ri parlamentar. Fjalimi i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali do të hapë seancën e 2 shtatorit. Veç Kryetares së kuvendit, pritet të marrin fjalën edhe Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka në cilësinë e krerëve të Grupeve Parlamentare.

Gjithashtu kjo seancë e parë e këtij sesioni të ri pritet të zhvillohet me protesta nga jashtë ambienteve të Kuvendit pasi banorët e Thumanës dhe zonave të tjera përreth Bashkisë së Krujës kanë paralajmëruar zhvendosjen e tubimit të tyre atje. Banorët kërkojnë akses në autostradën SH1 që kalon përmes zonës së tyre. Sipas tyre, problemi i aksesit në këtë segment ka pasojë të mëdha për komunitetin e Thumanës dhe më gjerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related