VIDEO/ E “lau” me benzinë dhe i vuri flakën gruas më të cilën ishte në proces divorci, pamje nga vendngjarja. 45-vjeçari ende në kërkim nga policia e Korçës

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku shtetasi Bledar Trëndafili ka shkuar në banesën ku jetonte gruaja e tij, Melisa Trëndafili me të cilën ishte ne proces divorci, e ka larë këtë të fundit me benzinë , i ka vënë flakën dhe më pas është larguar me shpejtësi.

.Siç shihet edhe në pamje, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e 45-vjeçarit.

Ndërkohë 31-vjeçarja e cila ka pësuar djegie në trup është dërguar në spitalin e Korçës, por pritet që të niset drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related