E denoncuar për zhvatje dhe nën hetim nga SPAK/ “Kredo.al”, 9 mln euro fitim në 2023

Data

Kompania e mikrokreditit “Kredo.al”, ndaj të cilës ka pasur shpesh denoncime publike për abuzime me normat e larta të interesit, ka arritur një fitim prej 9 milionë euro gjatë vitit 2023, një shifër 20 përqind më e lart se një vit më parë.

Në Bilancin Tregtar të dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania “ECFA”, e cila paraqitet me emrin tregtar “Kredo”, ka deklaruar një fitim në shumën 923 milionë lekë të reja për vitin 2023.

Një vit më parë, në 2022, fitimet e shoqërisë së kredive të shpejta llogariteshin në 756 milionë lekë, referuar gjithnjë dokumentave të dorëzuara prej vetë saj në QKB.

Në foto: “Kredo.al” deklaron fitim mbi 9 milionë euro për vitin 2023

Kompania “ECFA” operon që prej vitit 2017 në Shqipëri. Ajo është shoqëri aksionere, ku shumicën prej 95.4 përqind e zotëron “AS Eleving Consumer Finance Holding”, ndërsa pjesa tjetër prej 4.6 përqind e aksioneve shpërndahet në disa ortakë të vegjël.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related