Mungesa e kemioterapisë te Onkologjiku në Tiranë, gazetari ngre alarmin: Është çmenduri, pacientët po vriten, krim

Data

Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim tjetër në rrjetet sociale për mungesën e kemioterapisë në Spitalin Onkologjik në Tiranë. Ai i bën thirrje ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë për pacientët me tumor këto ilaçe, pasi në të kundërt po bëhet shkak për vdekjen e tyre.

“Por sot mjekët e Onkologjikut, janë duke kërkuar për pacientët e tyre:
1. Irinotekanin – trajtohet kanceri i zorrës së trashë.
2. Carboplatine – trajtohet kanceri i avancuar i vezoreve .
3. Erlotinib – trajtohet kanceri i mushkërive dhe i gjirit

Në mungëse të këtyre kimiove, onkologët janë të detyruar të shtyjnë trajtimin e pacientëve.
Protokolli e thotë qartë. Shtyrja e kimiove, pa arsye, sjell agravimin e sëmundjes, në një stad ku asnjë ilaç, s’mund të bëj më gjë. A quhet vrasje kjo? Mungesa e këtyre kimiove, agravon situatën e pacientit. Sjell fatalitetin e tij. A quhet krim?

Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, do dalë të flasë për realitetin? Është shefe e atij pavioni, do duhet të flasë për situatën! Është në nderin e saj, nëse ka! Një ditë do dalim para Zotit, dhe nëse s’kemi frikë njeri në këtë botë, të paktën të kenë frike atë.

I bëj edhe njëherë thirrje Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, të gjej sadopak njerëzoren tek vetja, dhe të siguroj me tenderim të drejtpërdrejtë kimiot. Është urgjente!!!

Situata është e tmerrshme! Është skandaloze. Është çmenduri. Mjekët sot po kërkojnë kimiot, por nuk ka. Pacientë të Onkologjikut, janë sot pa kimio, pa trajtim”, shkruan gazetari.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related