Zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat ka reaguar për projektiligjin e qeverisë për që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri. Karabina shprehet se qeveria e Edi Ramës e cila do të mbahet mend për pasurimin nga plehrat, me ligji e ri i jep të drejtën Këshillit të Ministrave që të përcaktojë se cilat lloje të mbetjeve do të importohen nga jashtë, ndërkohë që sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rënduar dhe shtuar rreziqet e ndotjes. Karabina më tej merr rastin e inceneratorit të Elbasanit i cili nuk punon dhe që ka sjellë gjendjen që është sot, grumbullime masive të mbetjeve të cilat qytetarët e Elbasanit ia shohin flakën, ia ndiejnë erën e keqe dhe vuajnë pasojat e ndotjes së mjedisit.
Sipas saj, Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë Eco-Alb, mbetjet vetëm grumbullohen dhe as përpunohen e as incenerohen sipas kontratës. “Impiantet e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, pavarësisht se kanë harxhuar miliona euro dhe vazhdojnë duke e rritur koston financiare, tashmë janë kthyer në rrezik të madh mjedisor duke ndikuar drejtpërdrejtë në shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sikur mos mjaftonte kjo krizë aktuale mjedisore që është shkaktuar nga kjo politikë e incinerimit, Qeveria e Edi Ramës, e cila do të mbahet mend si qeveria që u pasurua nga plehrat, do të miratojë një projektligj të propozuar nga Ministria e Mjedisit që lejon importimin në Shqipëri të mbetjeve
Projektligji, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, I jep të drejtën Këshillit të Ministrave që të përcaktojë se cilat lloje të mbetjeve do të importohen nga jashtë, ndërkohë që sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rënduar dhe shtuar rreziqet e ndotjes”, deklaroi dje Karabina.
