Pak ditë më parë, bota e mediave u trazua nga një deklaratë e fortë e gazetarit Arian Çani në një podcast.
Ai kritikoi disa nga moderatorët e emisioneve televizive në Shqipëri, por ndaloi veçanërisht tek Grida Duma, duke e cilësuar atë si “vjellje” dhe “debile e niveleve të larta.” Këto komente të ashpra shkaktuan reagime të shumta, duke përfshirë edhe ish-banorën e “Big Brother Vip,” Sara Gjordeni
Ajo doli publikisht në mbrojtje të Gridës, duke thënë se nuk i meriton fjalët e rënda të gazetarit. Sara shtoi se e vlerëson Dumën për rrugëtimin e saj dhe për forcën që ka treguar si grua në një shoqëri patriarkale. “Më vjen keq të them, nuk i ka merituar këto fjalë! Shoqëria jonë vazhdon të fyejë dhe përulë vajzat dhe gratë në mënyrën më të ulët (kohët e fundit është bërë modë edhe publikisht),” deklaroi ajo.
Ajo shkroi: “Ju bëftë dita 1000 Sara Gjordenit, që i paska dalë në mbrojtje Grida Dumës!”
