Gjithçka nën ujë/ Banesa dhe sipërfaqe të tëra të përmbytura në Vlorë

Data

Situata e përmbytjeve në qarkun e Vlorës vijon të përkeqësohet, ndërsa sipërfaqet e mbuluara nga uji po shtohen nga ora në orë. Pamjet tregojnë zona të tëra të përmbytura, me banesa dhe tokë bujqësore që ndodhen plotësisht nën ujë.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Novoselë, pasi lumi Vjosë ka dalë nga shtrati në zonën e Urës së Mifolit, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banesat dhe jetën e qytetarëve.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të ndjekin udhëzimet për sigurinë personale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related