Pse të rinjtë nga Ballkani perëndimor po ikin në Perëndim?

Data

Sfida më e madhe për të rinjtë në rajon është pasiguria. Ajo buron nga mungesa e besimit në institucione dhe mungesa e sundimit të ligjit,” thotë aktivistja Sofija Todoroviq nga Beogradi.

Një shaka cinike qarkullon prej vitesh në disa vende të Ballkanit: Si mund ta reklamoni Gjermaninë dhe Austrinë në rajon? Në një ftesë nga ndonjë agjenci udhëtimesh ndoshta do të shkruhej: “Ejani, sepse fëmijët tuaj janë tashmë këtu!”

Vitet e fundit, rajoni i Ballkanit Perëndimorështë prekur rëndë nga largimi i brezit të ri. Sipas të dhënave të Qendrës Federale Gjermane për Edukim Politik, pothuajse çdo i treti banor i Maqedonisë së Veriut tani jeton jashtë vendit. Situata është edhe më e keqe në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë, ku pesha e emigrantëve në totalin e popullsisë është 42 dhe 50 për qind.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related