Kontejnerët e dërguar në Kinë, reagon Dogana Shqiptare: Eksporti është bërë nga Kosova në bashkëpunim me Zvicrën

Data

Dogana Shqiptare ka reaguar në lidhje me kontejnerët e dërguar në Kinë.

Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se eksporti nuk është bërë nga Shqipëria, por nga Kosova në bashkëpunim me një firmë zviceriane si dhe nuk është produkt me origjinë nga vendi ynë

Më tej, thekson se produkti është centrat zinku.

 “Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:

Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.

Sa më sipër ritheksojmë se:

  • Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;
  • Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues”, thuhet në njoftim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related