Tragjike/ Vritet nëna me pesë fëmijë, shtëpia e saj u godit nga një sulm ajror

Data

Një nënë dhe pesë fëmijët e saj janë vrarë të martën herët nga një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi në qendër të Gazës. Sulmi ndodhi në bllokun 9 në kampin urban të refugjatëve Bureij, raporton AP. Të vdekurit u dërguan në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në qytetin Deir al-Balah. Një listë e siguruar nga morgu i spitalit tregoi se të vdekurit përfshinin një nënë, vajzën e saj dhe katër djemtë.

Babai i fëmijëve ishte mësues shkolle dhe ka qenë i ndaluar nga ushtria izraelite për nëntë muaj, sipas informacionit të dhënë nga spitali. Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë ka bërë të ditur të martën se trupat e 34 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë sjellë në spitalet lokale gjatë 24 orëve të fundit. Spitalet pranuan gjithashtu 114 të plagosur, thuhet në raportin e saj të përditshëm. Numri i përgjithshëm i të vdekurve palestinezë nga lufta e Izraelit në Gaza është rritur në të paktën 40,173, sipas ministrisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related