Sondazhi i “Sot News”, Veliaj kryeson bindshëm mbi Ballukun për pasardhësin e Ramës, zv/kryeministrja e papranueshme…

Data

Prej vitesh nuk ka dalë ende ndonjë kundërshtar të rrëzojë nga froni, nga opozita apo nga brenda partisë së tij Edi Ramën. Zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk janë larg, por pazaret Berisha-Rama që dolën në Himarë, tregon se PS do të shkojë drejt mandatit të katërt, pavarësisht pakënaqësisë së qytetarëve, emigrimit masiv dhe rritjes së papunësisë e varfërisë. Rama përveç tërheqjes së tij nga politika mund ta rrëzojë edhe SPAK. Dosjet e tij janë të hapura. “McGonigal”, “Inceneratorët”, apo edhe denoncimet e ish-bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Arben Ahmetajt mund t’i bëjnë gropën. Në këtë mes do të dalë dikush që ta zëvendësojë. Kryebashkaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, janë dy më të favorizuarit në sytë e socialistëve dhe qytetarëve, që synojnë t’i rrinë afër Ramës derisa kryeministrit t’i vijë “fundi politik”, për të zënë fronin aq shumë të ëndërruar. “Sot News” ka hapur një sondazh në internet me pyetjen se kush është më i përshtatshëm nga këta dy politikanë për t’i zënë vendin Edi Ramës? Erion Veliaj udhëhoqi bindshëm duke fituar me një diferencë të thellë prej 283 votash. Mbështetja e tij nga socialistët dhe qytetarët është e madhe. Nuk ka patur kundërshtar dot nga opozita që ta sfidojë Veliajn për t’i rrëmbyer postin si kryetar bashkie, të cilin e mban prej 3 mandatesh.

Belinda Balluku e papranueshme për socialistët

Në luftën Belinda-Veliaj që në syrin e publikut kamuflohet më së miri, sidomos gjatë zgjedhjeve, Veliaj ndodhet në krye dhe këtë e fakton edhe sondazhi i “Sot News”, pavarësisht se ministrja më jetëgjatë në qeverinë e Ramës vijon të jetë e besuara e tij edhe pse Balluku ka dhjetëra dosje në SPAK dhe është zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të drejtorëve në hetim nga Prokuroria e Posaçme apo janë të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera. Madje kur të gjithë socialistët prisnin që Edi Rama ta shkarkonte Ballukun në Kongresin e fundit, ai e fuqizoi edhe më shumë. Belinda Balluku, si super-ministre që ka në dorë energjinë, rrugët, transportin, portet detare, aeroportet, minierat, gjeologjinë, ujësjellësit, landfillet, hekurudhën, planifikimin e territorit, Agjencinë e deri Agjencinë Kombëtare Bërthamore, ka tashmë edhe 3 ministri të tjera që morën së fundmi në patronazh drejtorët e saj “kukulla”. Tashmë Balluku kontrollon ekonominë, policinë dhe ushtrinë. Po pse gjithë ky pushtet i dhuruar nga Edi Rama drejt Ballukut? Pse kryeministri nuk zbaton skemën që ka ndjekur te zyrtarët socialistë që kanë probleme me drejtësinë, ashtu si me Frida Krifcën, apo Olta Xhaçkën të cilat i shkarkoi nga posti i ministreve me dosjet që SPAK iu hapi? Mos vallë Balluku i ka në dorë informacione komprometuese dhe Edi Rama është i pafuqishëm ta largojë? Mos vallë, Balluku ka aktivizuar dhe lidhjet e saj me personazhe të fuqishëm dhe klane, të cilët kanë detyruar Ramën t’i shtojë fuqinë Ballukun në Partinë Socialiste? Këtë do ta tregojë koha.

Rama kërkon të dobësojë Veliajn

Preferencën e Ramës për Ballukun, kryeministri e ka treguar dhe tek sulmet ndaj Veliajt. Në një nga mbledhjet e Asamblesë Kombëtare të PS, kryesocialisti sulmoi para drejtueseve Veliajn. “Ça janë këto mbledhje kot që bëni, je bërë si OJQ”-mësohet t’i jetë drejtuar Rama Veliajt, duke iu referuar riorganizimit të PS-së për qarkun Tiranë dhe veçanërisht rezultatin mjaft të dobët në dy bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PS e humbi Kavajën. Rama e sulmoi hapur dhe plani i tij është që të dobësojë pozitat e Veliajt, për shkak se e ka parë gjithmonë si rrezik për t’i marrë partinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related