Shkak tradhtia? I dha fund martesës me nënën e 4 fëmijëve të tij, Alvaro Morata tregon arsyet: Jam i shkatërruar! Është gruaja më e rëndësishme në jetën time

Data

Futbollisti spanjoll, në një intervistë për një program televiziv spanjoll tha se ishte i “shkatërruar” nga ndarja nga Alice Campello.

ADVERTISIN

Lajmi se i kishte dhënë fund martesës nga nëna e katër fëmijëve të tij u bë publik nga vetë 31-vjeçari në një postim në rrjetet sociale.

Mes arsyeve që çuan në ndarjen e tyre pas 7 vitesh martesë, ishte edhe refuzimi i Alice Campello për t’u zhvendosur në Itali

“Alice donte të qëndronte në Spanjë, nuk donte një zhvendosje tjetër”, u shpreh futbollisti, duke hedhur poshtë çdo aludim se e ka tradhtuar.

“Unë kurrë s’e kam tradhtuar, ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën time”, tha lojtari spanjoll.

Megjithatë, ai bëri të qartë se vendimi i marrë është (të paktën për momentin) i parevokueshëm.

“Jam shumë i qartë, marrëdhënia ka mbaruar”,tha ai, “Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer për mirëqenien e katër fëmijëve tanë, edhe nëse nuk ka kthim.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related