Arrestimi i kryekomisarit Gazmir Preçi, reagon ministri i Brendshëm dhe u bën thirrjen e fortë qytetarëve e bizneseve

Data

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Gazmit Preçit, shefin e Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, i cili duke shfrytëzuar detyrën, i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali dhe i ka marrë atij 10 mijë euro, duke e shantazhuar se do t’i bllokonte aktivitetin.

Reagimi:

Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, se do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related