“Përgjegjësit të vendosen para drejtësisë”, operacionet antidrogë në vend, reagon ministri Balla: Viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj kultivimit të kanabisit!

Data

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reguar pas operacioneve të fundit antidrogë në vend, ku janë vënë në pranga dy persona pasi kultivuan kanabis në 2 parcela në pyllin e fshatit Mukje të Krujës, si edhe një tjetër në Shkodër, i cili shiste fara kanabisi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit

Ndër të tjera, ministri thekson se përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë.

Reagimi i plotë i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit. Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related