Në Janar të vitit 2016, Besjona Dede (Mehmetaj) emërohet drejtoreshë e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës, referuar të dhënave që ka publikuar në rrjetin social profesiona, “LinkedIn”.

Një muaj më pas, kompania “StarTek” në pronësi të Lulëzim Mehmetaj, bashkëshortit të saj, fiton tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës “Këndi i Lojërave për Fëmijë”.

Procedura e zhvilluar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, me fond limit rreth 600 mijë euro, u kundërshtua fuqishëm nga opozita dhe ambjentalistët, pasi shënonte nisjen e betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial.
