Policia e burgjeve e pakënaqur me rrogat e reja: Nuk na shkon 900 euro, prisnim më shumë para në llogaritë tona

Data

Policët e burgjeve janë të ‘surprizuar’ nga rritja e pagave, por për keq, pasi kanë pritur më shumë para në llogarinë e tyre. Në nisje të muajit gusht kur kanë tërhequr rrogën për muajin korrik, policët e IEPV-ve kanë marrë më pak para se llogaritë që kishin bërë, për shkak se rritja e pagave është bërë mbi rrogën bazë të policit dhe jo mbi totalin e rrogës që ai merr së bashku me gradat dhe vështirësinë në punë.

Më konkretisht paga bazë për inspektor nga 64 mijë lekë që ishte është rritur në 70 mijë lekë, ndërsa për kryeinspektor paga bazë është 85 mijë lekë nga 68 mijë e 500 lekë që ishte para 1 korrikut. Ndërsa aspirantë prej një korrikut do të marrin 80% të pagës së inspektorit. Sipas kreut të Sindikatës së Shërbimeve Policore Valentin Macaj, rritja e pagave nuk ka qenë aq sa është kërkuar dhe premtuar.

Madje sipas tij pakënaqësitë e policëve të burgjeve lidhen edhe me trajtimin ushqimor të premtuar prej kohësh por ende s’ka asnjë rezultat. Sipas Sindikatës duhet një plan emergjent për stafin e burgjeve ku të përfshihen kredi të buta, rritje cilësore e pagave, trajtimi ushqimor, garantimi i transportit dhe uniformes dinjitoze.

Një tjetër paqartësi e ngritur nga policia e IEPV-ve për report tv, ka të bëjë edhe me vlerën e rrogës, sepse ata kanë pritur që paga e tyre të jetë 900 euro neto, por në fakt paga bruto është në këtë shifër, por që ulet pasi paguhen sigurimet e taksat mbi pagën, Po ashtu nga drejtoria e burgjeve sqarojnë se rritja e pagave për policet e burgjeve nuk bëhet për të gjithë njësoj, pasi ndryshon paga për aspirantin e brendshëm nga ai i jashtëm, apo për inspektorin e sigurisë së lartë nga inspektori i sigurisë së brendshme apo të jashtme. Po ashtu drejtoria e Burgjeve sqaron se rritja e pagave është bërë sipas asaj që ishte paralajmëruar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related